Sport Donte me çdo kusht të shkonte në luftë, si e ndaluan yllin...

Donte me çdo kusht të shkonte në luftë, si e ndaluan yllin e City-t të shkonte në front

Oleksandr Zinchenko ishte një pjesë e rëndësishme e Manchester City-t në fazën finale të sezonit, që u kurorëzua me titullin e dytë radhazi në Premier League, por mendja e tij ishte e fokusuar në një çështje tjetër, në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë. Tani, pasi fitoi titullin dhe është vetëm 90 minuta larg kualifikimit në “Katar 2020”, është zbuluar pse anësori nuk iu përgjigj thirrjes në vijën e parë të luftës në Ukrainë.

Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt, shumë sportistë elitarë iu bashkuan ushtrisë për të mbrojtur vendin, por jo Zinchenko. Pas disa muajsh konflikti të armatosur, u konfirmua se 25-vjeçari donte të shkonte për të mbështetur vendin e tij, por klubi i Premier League-s dhe të afërmit e tij e bindën të qëndronte në Angli.

Gjatë muajve të parë të luftës, lojtari i City-t dukej në gjendje të rëndë emocionale. Arsyeja? Shqetësimi për anëarët e familjes së tij, pasi gjyshi dhe tezja e tij nuk donin të iknin nga Ukraina.

Pavarësisht se nuk ishte në vijën e parë të luftimit, Oleksandr po mbështeste popullin e Ukrainës. Sipas gazetës “The Sun”, lojtari u angazhua për të ngarkuar kamionët me pajisje thelbësore për Ukrainën. Ai ka dhuruar para për bankën kombëtare dhe është bashkuar me futbollistë të tjerë për të dërgua furnizime jetike për njerëzit në vijën e parë.

Në nivel sportiv, lojtari bëri një sërë demonstrimesh dashurie për vendin e tij. E fundit, duke mbuluar trofeun e Premier League-s me flamurin ukrainas, se dhe u dha pak gëzim bashkatdhetarëve duke mposhtur Skocinë.

Pjesëmarrja në Botëror është vetëm një ndeshje larg. Ukraina do të përballet me Uellsin, të dielën e ardhshme, më 5 qershor, në stadiumin e Cardiff City-t, në orën 18:00. Fituesi do të shkojë në grupin B, ku do të përballet me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin.