Brigada e Zjarrfikësve në Singapor ka shpëtuar në kohë rekord një të moshuar që donte të kryente vetëvrasje.
Në një video të shpërndarë në rrjete, e cila shumë shpejt u bë virale, shihet sesi ekipi i Zjarrfikëses e shpëton 74-vjeçaren brenda disa sekondave.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua të shtunën e kaluar por është bërë viral në 24 orët e fundit.
Singapur Sivil Savunma Gücü, intihar etmek üzere olan bir kadını böyle kurtardıpic.twitter.com/T3MdJKmcl7
— EHA MEDYA (@eha_medya) June 21, 2023
Siç shihet edhe në video, shpëtimtarët, të cilët janë përhapur në të gjitha banesat përreth, pa humbur kohë të çmuar dhe me lëvizje tepër të koordinuara hedhin rrjetat e sigurisë, ndërsa kanë arritur në pak sekonda të imobilizojnë gruan, e cila nuk ka kohë të reagojë.