Atletico e Madridit ka lënë menjëherë pas krahëve humbjen në derbi, pasi ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Elches në “Wanda Metropolitana” dhe ka nisur shkëputjen në krye të renditjes, duke shkuar në kuotën e 29 pikëve.
Uruguaiani Luis Suarez ishte protagonist i padiskutueshëm në sfidën e pasdites së sotme, pasi shënoi dy herë për “Los Colchoneros” dhe Diego Costa mbylli llogaritë me penallti, pak pasi Boye kishte shënuar golin e vetëm për Elchen.