Kryesore Dora Bakojanis: Shqipërisë t’i dërgohet mesazh i qartë, duam 12 miljet në...

Dora Bakojanis: Shqipërisë t’i dërgohet mesazh i qartë, duam 12 miljet në det

Kufiri detar vijon që të jetë një temë e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, që firmosi marrëveshjen e vitit 2009 me Lulzim Bashën që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, kërkon nga qeveria e saj vendit të saj veprime konkrete për ta mbyllur këtë çështje.

Bakojani shprehet se Greqia duhet ti dërgojë një mesazh të qartë Shqipërisë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të  zonës ekskluzive ekonomike detare me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë. Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë, politika jon ë po tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo.

Marrëveshja e 2009 me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010 si antikushtetuese. Kjo marrëveshje u hartua në kohën e qeverisë së partisë Demokratike dhe u firmos nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe nga kreu aktual i demokratëve Lulzim Basha që ishte ministër i Jashtëm. Në këtë marrëveshje Shqipëria i dhuronte Greqisë një pjesë të hapësirës së saj detare, e cila ka rezultuar e pasur me gaz e naftë.

Prej disa vitesh dy vendet nisën një proces dialogu dhe negociatash për çështjen e kufirit detar për dosjet e vjetra mes dy vendeve, por deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe bisedimet kanë mbetur pas ndryshimit të qeverisë në vendin fqinj.