President, Ilir Meta ka njoftuar ditën e sotme disa lëvizje të rëndësishme në kabinetin e tij në Presidencë.
Presidenti Meta ka pranuar dorëheqjen dorëheqjen e Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare duke emëruar në këtë post, Spiro Koçi.
Po ashtu Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit, ndërsa vendin e tij, do ta marrë Edmond Panariti, i cili njoftoi sot largimin e tij nga LSI.
Njoftimi i plotë:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.
Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.
Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.
Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:
– Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
– Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
– Shpopullimi i vendit,
– Sfidat në Arsim,
– Sfidat në Mjedis,
Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti.