Kandidati surprizë në zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA ishte reperi Kanye West. Edhe pse numërimi në të gjitha shtetet nuk ka përfunduar, reperi është dorëzuar megjithatë ka lënë të kuptohet se do të marrë pjesë në garën e ardhshme për president në vitin 2020.
“Kanye 2024”, ka shkruar në Twitter West, duke nënkuptuar se këtë herë humbi.
Në shtetet ku garonte Kanye West ka marrë mbi 1 mijë vota sipas Associated Press.
Në Colorado, aty ku ka fituar Biden, West ka arritur të grumbullojë rreth 6000 vota. Në Vermont, një tjetër shtet i fituar nga Biden, West mori më shumë se 1200 vota.
Në Arkansas, reperi mori 3797 vota; në Idaho 2309 vota, në Iowa 3179 vota, Kentucky 6259 vota, Louisiana 4837 vota, Minessota 6796 vota, Mississippi 3009 vota, Oklahoma 5587 vota, në Tennessee 10188 vota dhe në Utah 4053 vota.
West deklaroi më herët se votoi për veten e tij.
“Sot po votoj për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është një votë për dikë që e besoj me të vërtetë…mua”, shkroi ai.