Borussia e Dortmundit triumfoi në aktin e parë gjysmëfinal ndaj PSG-së me rezultatin 1-0. Sulmuesi gjerman Gullkrug ishte heroi i verdhezinjve, i cili në minutën e 36-të tundi rrjetën e Donnarumma-s.
Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan me ngulm golin e barazimit teksa Mbappe dhe Hakimi u ndalën nga shtylla. Nga ana tjetër, edhe gjermanët patën shanset për golin e dytë, por nuk ia dolën.
Për sa i përket kualifikimin në finalen e madhe, gjithçka mbetet e hapur në duelin e kthimit në Paris që do të zhvillohet ditën e martë më 7 maj.