Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, të dyshuar të SPAK në dosjen “5D”.
Masa e sigurisë ndaj Mollës e Qatos u rigjykua në Apelin e Posaçëm me një trupë të re gjykuese, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, shkruan A2.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më 07.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 58 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 03.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim R.M. dhe M.Q, në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim M.Q. dhe R.M”, njofton Gjykata e Posaçme e Apelit.