Gjykata e Posaçme e Apelit nuk mundi të zhvillojë normalisht seancën e radhës ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit të Salianji, Ledio Braho, për arsye shëndetësore. Në sallë nuk ishte i pranishëm as deputeti Salianji.
Avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, si palë e dëmtuar në proces, e vlerësoi si të qëllimshme mungesën e avokatit.
“Kjo duket edhe me mungesën e shpurës, që i pandehuri ka me vete”, tha avokati Visha, referuar faktit që në seancat e tjera bashkë me Salianjin kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të tjerë.
Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Seanca e radhës për Salianjin, do të mbahet më 28 qershor.