Aktualitet Dosja e Onkologjikut/ “Me 5 operacione në javë ti shkon në Maldive”,...

Dosja e Onkologjikut/ “Me 5 operacione në javë ti shkon në Maldive”, zbardhen bisedat mes mjekëve të QSUT

Njerëzit trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por thjesht si burim parash për mjekë dhe specialist në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pas përgjimeve të publikuara, shihet sesi mjekë flasin për pushime, që për shumëkush i konsideron luksoze, ndërsa ato i kanë thjesht “5 operacione në javë”.

Përgjimet

-Ku i kap pushimet e tjera tani?

-Këtu e një vit të jemi mirë

-Shih Tajlandën tani

-Po pse jo?

-Hë mo se nuk shkon shumë

– 1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie

-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?

-HAHAHAHA Llogarita 300 euro operacionin, jo 500

– Po lale po

-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë.

Dosja e Onkologjikut: Shkoi për vizitë në spitalin publik, gruas ia bënë situatën alarmante dhe e dërguan për operim te privati duke i marrë 2700 euro

Në dosjen e mjekëve të Spitalit Onkologjik, ka disa raste të regjistruara ku dëshmohet sesi funksiononte skema e transferimit të pacientëve nëpër klinika private, ku paguanin shuma të majme.

Në dosje përmendet rasti i një zonje nga Burreli, e cila pasi vizitohet në spitalin publik, dërgohet në klinikën private ku punonte mjeku Edmond Gashi dhe mjekja Alketa Ymeri, të cilët punonin edhe në spitalin publik dhe në atë privat. Mjekja Alketa Ymeri ka qenë edhe mjekja që ka regjistruar rastin e zonjës kur është paraqitur për herë të parë në spital.

Djali i zonjës thotë në dëshminë e tij se pasi kishte dërguar nënën tek Onkologjiku, duke pritur në radhë, iu është afruar Emiljano (Lela, koordinator në spital) dhe u ka thënë se mund t’i ndihmonte për ta vizituar zonjën te mjeku Gashi.

Sipas dëshmisë, mjeku i ka bërë vetëm një kontroll sipërfaqësor gruas dhe ia ka bërë gjendjen alarmante, duke i thënë që ajo duhet të operohej me urgjencë pasi gjendja ishte shumë keq. Po në atë moment, vijon dëshmia, mjeku i ka thënë që të gjitha vizitat do t’i kryenin te klinika e tij, “Megis”.

Skandali me të sëmurët me kancer, barna deri 1300 euro, ndërkohë shteti duhet t’i ketë të rimbursueshme

Koordinatori i spitalit publik, Emiljano Lela, më pas ka kontaktuar në telefon me të birin, duke i thënë se operacioni në klinikën private kushtonte 3000 euro, por ata do të pagunin 2500 euro. Kur kanë shkuar te spitali kanë paguar 2700 euro, pasi ishin edhe shpenzimet spitalore.

Pasi zonja ka kryer operacionin i është bërë biopsia dhe i është thënë që sipas doktorit përgjigja ishte e mirë dhe nuk ishte tumor i keq. Por kur është takuar me një mjek tjetër po brenda klinikës private, ai i ka thënë se duhet të bënte kimio. Por pasi i kanë thënë që mjeku Gashi i kishte thënë ndryshe janë larguar.

Pas hetimeve të prokurorisë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi, të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Ndërsa për mjeken Alketa Ymeri dhe koordinatorin e spitalit Emiljano Lela, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.