Aktualitet Dosja ‘McGonigal’, Agron Neza thirret në SPAK

Dosja ‘McGonigal’, Agron Neza thirret në SPAK

Agron Neza është paraqitur, ditën e sotme, në SPAK. Mësohet se ai është thirrur nga prokurorët e Strukturës së Posaçme antikorrupsion në funksion të hetimeve për çështjen ‘McGonigal’.

Agron Neza, ish-oficer i inteligjencës shqiptare akuzohet se i ka dhënë 225.,000 dollarë Charles McGonigal.

Ka qenë ky i fundit që e ka pranuar që ka marrë këtë shumë parash dhe se e ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit. Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se McGonigal është dënuar me 50 muaj burg në lidhje me akuzat për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar.

Ende nuk ka asnjë njoftim nga Prokuroria e Posaçme mbi ecurinë e hetimeve të kësaj dosje në Shqipëri, apo mbi personat që po hetohen.