Politika Dosja McGonigal, Kryemadhi: Fotot e Dorian Duçkës me Shkëlzen Berishën dhe Metën...

Dosja McGonigal, Kryemadhi: Fotot e Dorian Duçkës me Shkëlzen Berishën dhe Metën nuk e shpëtojnë Ramën

Fotot e publikuara në media të Dorian Duçkës me Shkëlzen Berishën dhe Ilir Metën nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën nga hetimi i çështjes MCGonigal. Kështu u shpreh deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, para nisjes së protestës. Sipas saj drejtësia duhet ta kishte marrë të pandehur Ramën pavarësisht imunitetit politik.

“Më bëhet qejfi që djali i hallës së Ilir Metës Dorian Duçka ka nxjerrë arkivin e 2013 ku Meta ishte në takim me ambasadorin dhe delegacionin kinez dhe Duçka ishte zv.ministër dhe pjesa tjetër është që shoqërohet në takim zyrtar. Pashë edhe foton tjetër në avion. Mua më ka rënë në avion që të jem me shqiptarë që ekstradoheshin nga Anglia. Fotografitë e vjetra janë memorie por mendoj që nuk e shpëton Edi Ramën se as Ilir Meta, as Shkëlzen Berisha e as Sali Berisha nuk kanë paguar para par të korruptuar institucionin e FBI dhe për këtë Rama do të japë përgjigje edhe pse ka imunitet politik. Po të kishte sistem drejtësie e merrte të pandehur”.