Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot një takim me gazetarët se çështja “Partizan” është në hetim e sipër dhe se do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht.
“Kur të përfundojnë hetimet plotësisht, dosja do t’i dorëzohet gjykatës. Janë grumbulluar provat dhe i takon prokurorëve të çështjes të vlerësojnë edhe sa do të zgjasë hetim”, tha ai.
I pyetur për hetimin pasuror e personave nën hetim, Dumani tha se hetimi pasuror për këtë çështje është kryer dhe se SPAK ka dalë edhe me një përfundim duke sekuestruar disa pasuri.
Për këtë çështje, Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që nga 30 dhjetori 2023.