Aktualitet Dosja “Partizani”, mbrojtja e Malltezit kërkon nga SPAK të marrë në pyetje...

Dosja “Partizani”, mbrojtja e Malltezit kërkon nga SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Rama

Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”, pala mbrojtëse ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.

“U denoncua prapavija politike e këtij procesi. Jamarbër Malltezin e akuzojnë për bashkëpunim me zotin Berisha, për korrupsion i zyrtarëve të lartë kur ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje. Problemi është që për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin. Në alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin, për t’i vendosur SPAK-ut detyra specifike, siç është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera – të cilat për hir të së vërtetës ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori – me autorësinë e Kryeministrit”, tha avokati Genci Gjokutaj.

Ndërkohë që seanca e radhës është caktuar më 5 shkurt në orën 09:00.