Një ditë pasi SPAK dorëzoi dosjen “Partizani”, është hedhur shorti për të caktuar gjyqtaren paraprake të çështjes.
Në një listë prej 10 togash të zeza, gjyqtarja paraprake është caktuar Flojera Dervishi nga hedhja e shortit.
Dosja “Partizani” me 333 fashikuj është dorëzuar pasditen e djeshme në GJKKO. Për këtë çështje janë marrë të pandehur 5 persona, ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamambër Malltezi, biznesmeni Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina.
Lidhur me këtë dosje ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Biznesmeni Fatmir Bektashi është hetuar nën masën “detyrim paraqitje”. Kurse Xhimi Begeja dhe Andia Pustina janë hetuar në gjendje të lirë.
Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv”, Malltezi e Bektashi për “korrupsion dhe pastrim parash”.
Ndërsa dy të pandehurit e tjerë për “pastrim parash”.