SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin për ta pyetur nesër (të mërkurën), në cilësinë e personit nën hetim për dosjen “Partizani”.
Ndërsa ish-kryeministrit Sali Berisha i është dërguar njoftim për të enjten.
Por avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të caktohet një datë tjetër për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi kanë deklaruar se kanë impenjime të tjera në atë ditë.
Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Të dy i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë sot avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit.