Aktualitet Dosja “Xibraka”, Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Dosja “Xibraka”, Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, është paraqitur të hënën në SPAK.

Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë me dije arsyen e thirrjes së tij, por dyshimet janë se është thërritur për dosjen “Xibraka”

Hoxha është ish-i dënuar me burg nga Gjykata për Krimet e Rënda për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë, ku përpunohej drogë e mbërritur nga Amerika Latine.

Kujtojmë se dosja “Xibraka” është rihapur nga SPAK në 2024 pas një denoncimi publik të bërë nga Gazmend Bardhi.