Bota Dr. Fauci: Çfarë “kure” e shëroi presidentin Trump nga COVID-i

Dr. Fauci: Çfarë “kure” e shëroi presidentin Trump nga COVID-i

Kryeshefi amerikan i ekspertëve të sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha se Presidenti Donald Trump ndoshta u ndihmua nga terapia eksperimentale e antitrupave në trajtim, pasi u infektua me COVID.

Doktori personal foli për një koktej ilaçesh nga kompania e bioteknologjisë Regeneron Pharmaceuticals, e cila përmban antitrupa monoklonalë të ngjashëm me ato të prodhuara nga trupi i njeriut.

“Ka një shans mjaft të mirë që e ndihmoi atë shumë”, tha Fauci për MSNBC.

Ilaçi është në fazën e tretë të testimit dhe të dhënat e javës së kaluar tregojnë se pacientët me një formë më të butë të sëmundjes u rikuperuan më shpejt nëse e merrnin para se të krijonin antitrupat e tyre.

Jo një kurë, por një terapi

Fauci tha se terapia mund të ketë kontribuar në një “ndryshim të rëndësishëm” në gjendjen e Trump, por paralajmëroi se nuk quhet “kurë”, siç e  cilësoi presidenti.

Terapia pretendohet se parandalon që virusi të lidhet me qelizat, të hyjë në to dhe të shumëzohet, dhe që ndihmon sistemin imunitar të sulmojë dhe vrasë virusin.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive, gjithashtu tha se pandemia COVID-19, e cila ka marrë më shumë se 210,000 jetë në SHBA dhe një milion në të gjithë botën, është shumë më e rrezikshme se gripi sezonal.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha Fauci pasi u pyet për të komentuar mbi cicërimën e Trump duke krahasuar sëmundjen me gripin sezonal.

Twitter e hoqi atë cicërimë.