Bota Draghi dhe Berlusconi mes kandidatëve për President në Itali

Draghi dhe Berlusconi mes kandidatëve për President në Itali

Ligjvënësit italianë do të zgjedhin më 24 janar presidentin e ri të vendit, ku mes kandidatëve është kryeministri aktual Mario Draghi.

Edhe pse funksioni i presidentit është kryesisht honorifik, presidenti në republikën e Italisë luan një rol kyç në krizat qeveritare.

Në këtë kontekst, presidenti në largim, Sergio Mattarella mori krahun e Draghit – ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane – në shkurt duke pasuar Giuseppe Conte si kryeministër pasi humbi shumicën në Parlament.

Draghi, 74 vjeç, që prej asaj kohe ka qeverisur vendim me një koalicion me Ligën e Veriut të Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconi.

Berlusconi, 85 vjeç gjithashtu kërkon që të jetë presidenti i ardhshëm i Italisë.

Media italiane shkruan se gjithashtu Mattarella, 80 vjeç, mund të marrë një mandat tjetër si kreu i shtetit.

Mënyra e zgjedhjes së presidentit në Itali është e komplikuar. Deputetët dhe senatorët bashkë me përfaqësuesit e 30 rajoneve – në total rreth 1 mijë persona – votojnë për presidentin e ri.

Në tre raundet e para, kërkohet shumicë me ¾, kurse në raundin e katërt nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë.

Vota është sekrete, ku në të kaluarën nuk kanë munguar surprizat ku shumë votues nuk kanë hezituar që të thyejnë disiplinën e partisë.