Extra Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re

Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re

Këngëtari i njohur Drake ka publikuar videoklipin e këngës së tij të re, ku shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, që ka të qëndisur mbrapa shqiponjën e zezë dykrenare.

Reperi kanadez me famë ndërkombëtare ka zgjedhur të vishet me flamurin kuqezi në videoklipin e këngës “Polar Oposites”.

Drake shfaqet duke luajtur poker dhe bilardo me disa shqiptarë, teksa të gjithë, përfshirë edhe reperin mbajnë veshur xhaketa me shqiponjën dykrenare.

Shqiptarët kudo në botë kanë nxituar të komentojnë në klipin e publikuar në YouTube. “Krenarë që jemi shqiptarë”, “Dhurata më e bukur për Ditën e Pavarësisë” dhe “Respekt nga Shqipëria” ishin komentet më të shumta.