Ka humbur betejën me vdekjen shqiptari 53-vjeçar që u sulmua me armë nga persona ende të paidentifikuar që i hynë në dhomën e gjumit në lagjen Peristeri të Athinës.
Mediat greke raportojnë se shqiptari, kryefamiljari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e armës dhe ka dhënë frymën e fundit në spital, ku ishte i shtruar fill pas ngjarjes së rëndë.
Ngjarja
Gjithçka ndodhi natën e 3 shkurtit.
Ora shënonte 02:00 kur në rrugën ‘Olympou’ në Athinë, në katin e dytë të një ndërtese, në apartamentin e një familjeje shqiptare ndodhi masakra.
Dy a tre persona të maskuar, hynë direkt në dhomën e çiftit shqiptar, teksa ata ishin duke fjetur dhe hapën zjarr.
Gruan e qëlluan me plumb në kokë dhe pastaj edhe burrin. Gruaja, 50-vjeçare vdiq menjëherë, kurse burri u dërgua rëndë në spital.
Autorët plagosën edhe djalin e familjes, një 27-vjeçar, ndërkohë që ai tentoi të hynte në dhomën e prindërve, kurse vajza 17-vjeçare nuk pësoi gjë, veç tmerrit dhe pamjes që do ta shoqërojë gjithë jetën.