Ajo që po ndodh në Bergamo është një dramë e madhe njerëzore.
Agjencia e lajmeve Tgcom, shkruan se kërkesat për organizime të shërbimeve funerale në këtë zonë të Lombardisë janë ekstremisht të mëdha për shkak të personave që humbin jetën nga COVID-19.
Mesatarja e thirrje drejt agjencive funerale shkon deri në 10 telefonata në orë. Shumë agjenci madje bëjnë të ditur për mediat italiane se në goxha raste e kanë të pamundur të marrin përsipër organizimin e funeralit për shkak të fluksit të madh. Deri në 7 ditë radha edhe në varreza për të siguruar përfundimin e procedurave edhe në këtë aspekt.
Situatë e vështirë shumë është edhe në spitalet e Bergamos ku mjekët punojnë deri në 15 orë në ditë dhe nuk ka më vend për terapinë intensive.