Një Itali shumë modeste falënderon Mattia Zaccagni-n që në minutën 98′ shënon golin e barazimit ndaj Kroacisë duke kualifikuar axurrët që do të ndeshjen të shtunën me Zvicrën. Ndërsa kroatët janë në pritje të aeroplanit që do ti çojë në shtëpi
Kroacia dhuroi një 90 minutësh spektakolar, duke kaluar në avantazh me golin e Luka Modriç në minutën e ’55, vetëm një minutë pasi dështoi të shënonte nga pika e bardhë, pasi penalltia e goditur prej tij u prit nga Donnaruma.
Por Italia nuk u dorëzua dhe shënoi në frymën e fundit, për ta mbyllur grupin në vendin e dytë me 4 pikë. Në minutën e ’98, Zaccagni i ardhur nga stoli dërgoi mrekullisht në rrjet një asist të Calafiorit.
Pas këtij barazimi në shifrat 1-1 edhe Kroacia mbetet jashtë fazës së 1/8, pasi me vetëm dy pikë renditet si e pesta në grupin e kombëtareve të treta më të mira.