Policia e Tiranës ka arrestuar 25-vjeçarin me inciale A.S, pasi ishte duke lëvizur me mjetin e tij në kryeqytet me një shpejtësi 190 km/orë.
Efektivët e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit, dhe gjatë kryerjes së testit me “AquilaScan” rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Si rezultat i përdorimit të mjeteve inteligjente dhe monitorimit të akseve rrugore 24/7, Policia Rrugore e Tiranës evidentoi dhe goditi rastin e 64-t të drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor; si dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.