Aktualitet Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli paraqitet në SPAK

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli paraqitet në SPAK

Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ishte në SPAK këtë të martë.

Agolli është pyetur në lidhje me një hetim të nisur dy vite më parë nga SPAK.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 500 mijë Dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit. Por më pas kjo procedurë është anuluar.

Ndërkohë në dalje nga SPAK, Agolli nuk i është përgjigjur interesit të gazetarëve të cilët e kanë pyetur.