Kryesore Drejtori i policisë jep detajet: Në shtëpi u gjetën shënime fetare, ditët...

Drejtori i policisë jep detajet: Në shtëpi u gjetën shënime fetare, ditët e fundit nuk janë ushqyer

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi zbuloi të tjera detaje të rënda nga ngjarja tragjike e ndodhur në Kombinat mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Jaupi tha në një deklaratë për mediat se njëra nga vajzat është gjetur e shtrirë në krevat dhe e mbuluar me batanije e jorganë.

Ai pohoi se në banesë janë gjetur shënime me përmbajtje fetare. Sipas Jaupit, paraprakisht dyshohet për vetëflijim.

“Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk kam kontakt me motrën dhe dy mbesat e mia. Është njoftuar zjarrfikësja. U ngrit grupi  hetimor. Shkuam në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja. 

Menjëherë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër. Po kryhen veprime në vendngjarje.

Sipas ekspertit mjeko-ligjor dy viktimat nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se janë vetëflijuar. Do t’ju njoftojmë konkluzionet e mjekut ligjor. Mendohet për një vetëflijim.

Kemi gjetur shënime të ndryshme, me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterët. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara, por kanë qenë të papuna. Ka pasur shenja të mos-ushqyerjes ditët e fundit.”