Aktualitet Drejtuesit e ambasadës amerikane, takim me Dumanin: SPAK po bën përparim mbresëlënës,...

Drejtuesit e ambasadës amerikane, takim me Dumanin: SPAK po bën përparim mbresëlënës, ka mbështetjen e plotë të SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se, i Ngarkuari me punë pranë këtij institucioni dhe përfaqësues të tjerë të saj që punojnë në sektorin e drejtësisë, zhvilluan një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorë të SPAK dhe hetuesit e NBI-së.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se, Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”, njoftoi ambasada amerikane në Tiranë.