Extra Drini Zeqo lë shtëpinë e “Big Brother VIP3”

Drini Zeqo lë shtëpinë e “Big Brother VIP3”

Moderatori Drini Zeqo e ka lënë në mes aventurën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Lajmi është bërë me dije mesditën e sotme.

Aktori Julian Deda, i cili lexoi edhe zarfin që lajmëronte largimin e tij nga shtëpia, bëri me dije se moderatori ka vendosur që të lërë në mes lojën e tij për shkak të një emergjence familjare. Detaje të tjera nuk u bën me dije.

Megjithatë pas daljes së tij, ndoshta do të jetë moderatori, ai i cili do të japë më shumë shpjegime lidhur me atë çfarë i ka ndodhur.