Protesta e PD është i njëjti skenar me atë që ka përdorur Rama dhe nuk ka lidhje me atë në Rumani.
Kështu tha analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena” në RTV Ora News, Dritan Hila.
Hila tha se kjo protestë është tradicionale, ashtu si të gjitha protestat që janë zhvilluar në Shqipëri në 10 vitet e fundit.
Hila tha se “ngritja e çadrave është objektiv politik i paqartë i Partisë Demokratike.”
“Nuk është protestë e ngjashme me atë të Rumanisë, është protestë tradicionale shqiptare që del për të protestuar kundër qeverisë. Ajo e Rumanisë është për një çështje të caktuar. Këtu bëhet fjalë për drejtimin politike, ku Basha proteston. Është një protestë pak e vonuar, PD ka pasur shumë raste të tjera ku mund të dilte në protestë.
Gjatë qeverisës së Ramës mund të kishte shumë raste për të protestuar. Është një protestë që është në vazhdën e atyre protestave që kemi parë në Shqipëri, pra në 10 vitet e fundit.
Berisha do marrë pjesë në mitingje, nuk mund t’i mohohet pjesëmarrja në politike.
Këtë skenar të protestës e ka përdorur Rama dhe është një rënie niveli të protestosh si Rama, i cili dështoi”, tha Hila për Ora News.