Kreu i SPAK, Altin Dumani së bashku me 4 prokurorë të tjerë të kësaj strukture kanë udhëtuar drejt Brazilit.
Përfaqësuesit e SPAK do të jenë pjesë e një konferencë ndërkombëtare, por pritet të zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Brazilit në kuadër të hetimeve të përbashkëta mbi shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.
Dumani shoqërohet nga prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kaçkini dhe Vladimir Mara.
Janë të shumta rastet ku shqiptarët janë përfshirë në trafikun e drogës që nisen nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.