Dy shtetas shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane, ndërsa po udhëtonin në një tren të linjës Mynih-Bolonjë.
Teksa agjentët e policisë janë afruar për të kontrolluar dokumentacionin pasi u janë duket të dyshimtë, fillimisht shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë tentuar të mbyllen në kabinën e tyre.
Më pas ata janë shtirur sikur nuk arrinin t’i kuptonin efektivët pasi nuk njihnin gjuhën italiane. Por përpjekjet për të shpëtuar kanë qenë të kota.
Pasi janë dërguar në komisariatin e Brennero, ata kanë rezultuar se kanë qenë të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, sipas mediave vendase.
Një prej tyre, ka rezultuar si i përfshirë në trafik droge dhe prostitucioni, ndërsa i dyti, një 31-vjeçar me disa emra, ishte i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me katër vite burg nga drejtësia italiane në vitin 2013.
Arrestimi i 2 shqiptarëve e çon në 6 numrin e personave të shpallur në kërkim që arrestohen ndërsa përpiqen të kthehen sërish në Itali, “në vendin e krimit”.