Aktualitet Drogë e para në makinë, në pranga nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

Drogë e para në makinë, në pranga nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

Sërish telashe për fisin Rraja. Nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është arrestuar nga policia e Tiranës.

Ariel Rraja u arrestua nga policia pas një kontrolli që autoritetet ushtruan në makinën e tij e ku iu gjet drogë e para.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan Ariel Rraja 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

22-vjeçari Ariel Rraja është nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja. Ai është djali i Flamur Rrajës, aktualisht në kërkim, pasi akuzohet se u përfshi në sherrin me kushërinjtë Maja në Korrik të këtij viti në zonën e Fushë Krujës.