Aktualitet Drogë, vjedhje dhe vrasje, OFL zbarkon në disa qytete, u dërgon formularët...

Drogë, vjedhje dhe vrasje, OFL zbarkon në disa qytete, u dërgon formularët 7 ish të dënuarve

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë disa shtetasve, në qytete të ndryshme të vendit, të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Amant Sadikaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

Sinan Prenika, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Anxhelo (Fatjon) Demiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Eduart Karaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Alfred Lleshaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Sokol Djegesina (Pjollaj), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Edmond Mamush, banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme“, thotë OFL në njoftimin e saj.