Një dërgesë ajrore turke me dronë nga Turqia në Ukrainë, ka kaluar mbi qiellin shqiptar si dhe atë boshnjak, në lloj spiraleje të detyruar nga Hungaria.
Arsyeja është se Budapesti zyrtar ka ndaluar fluturimin e avionëve që transportojnë armë në Ukrainë pas agresionit rus ndaj këtij vendi.
Viktor Orban, kryeministri hungarez, ka thënë vazhdimisht se ai dënon pushtimin rus dhe ka pritur mijëra ukrainas, por nuk dëshiron të sanksionojë Rusinë, kjo është arsyeja pse shumë politikanë evropianë reaguan ndaj tij, përfshirë dhe presidentin Zelensky.
Nisur nga ky ndalim, avionët turq përdorën hapësirën ajrore shqiptare si dhe atë boshnjake.