Extra “Dua fitoren në Shkodër”, bashkëshortja e Elvis Pupës sqaron deklaratën dhe arsyen...

“Dua fitoren në Shkodër”, bashkëshortja e Elvis Pupës sqaron deklaratën dhe arsyen pse flenë në dhoma të ndara

Përmes një lidhje Skype në emisionin e mëngjesit “Ëake Up” në Top Channel, ka qenë gruaja e Elvis Pupës, Belina Pupa.

Ajo që bëri bujë para disa ditësh është fakti se gjatë telefonatës me Elvisin, Belina i thotë Elvisit se e do kupën në Shkodër, duke nënkuptuar se bën tifo për Luizin. Belina ka sqaruar për publikun se si qëndron e vërteta e kësaj deklarate.

Neada Muçaj: Pavarësisht se ti ke veshur një bluzë me foton e Visit, në momentin që ke patur një telefonatë me të, ke thënë që bën tifo për Luizin. Kjo sepse e ke patriot apo të pëlqen loja e tij brenda shtëpisë.

Belina Pupa: Unë nuk kam thënë që bëj tifo për Luizin, u kam thënë patriotin sepse para se të futej Elvisi në Big Brother, ne kishim një gjë si personale. Duke pasur faktin që themi për herë ti je nga e ke gruan, e ke parasysh kur thonë nga je ti? Elvisi ma ka mësuar këtë dhe themi nga është gruaja. Edhe para se të futej aty i thosha kupën e duam në Shkodër, tani a fiton Luizi a fiton Elvisi për mua s’ka rëndësi, mjafton që kupa të na vijë në Shkodër, kjo është ideja.

Bashkëshortja e Elvis Pupës tregon arsyen pse flenë në dhoma të ndara

Belina Pupa, ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratën që ka bërë Visi brenda Big Brother se të dy flenë në dhoma të ndara.

Ajo shprehet se është e vërtetë deklarata e Visit dhe se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe Belina e ka gjumin shumë të lehtë. Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

Enxhi Nasufi: Brenda shtëpisë së Big Brother Visi ka ndarë diçka me banorët, nuk e dimë nëse ka qenë një batutë apo diçka e vërtetë, ai ka rrëfyer se prej disa vitesh ju flini në dhoma të ndara, na i shpjego pak këtë bisedën.

Belina Pupa: Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari.