Extra Dua Lipa dhe Rita Ora “ndezin” Brazilin

Dua Lipa dhe Rita Ora “ndezin” Brazilin

Prej kohësh përflitet se dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një raport të mire me njëra-tjetrën. Asnjëra prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur konkretisht, por duket qartë, se marrëdhënia mes dy artistëve nuk është e ngrohtë.

Megjithatë, dashur pa dashur artistet janë bërë “bashkë” në Brazil, pasi performuan në festivalin ‘Rock In Rio 2022’.

Në Instagram, Rita dhe Dua kanë ndarë foto dhe video mjaft të ngjashme me njëra–tjetrën.

Këngëtaret u shfaqën mjaft energjike në skenë, teksa performuan përpara mijëra fansave të pranishëm në festival.

Nuk dihet nëse këngëtaret me famë botërore kanë pasur një takim në prapaskenë, edhe pse performancat e tyre u zhvilluan në kohë të ndryshme.

“Rock in Rio” është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë, e cila nisi në Brazil dhe më vonë në vende të tjera si Lisbona, Madridi dhe Las Vegas.