Dua Lipa ka përfunduar sërish në një proces gjyqësor, pasi ka publikuar një foto të shkrepur nga fotografi Robert Barbera, pa dijeninë e tij. Ky i fundit ka marrë masa, duke ngritur një padi, në të cilën theksohet se artistja ka zgjedhur, kopjuar dhe publikuar fotografinë e mbrojtur nga e drejta e autorit.
Nëse jeni kuriozë të dini se për cilën foto bëhet fjalë, është kjo:
Megjithëse, duhet thënë, këngëtarja e hitit “Levitating” nuk e ka për herë të parë, pasi është paditur edhe më parë nga “Integral Images”, të cilët u shprehën se Dua përfitoi nga publikimi i fotos së shkrepur prej tyre, pasi në fund të fundit, Instagrami i saj është një mjet marketingu për karrierën e saj, ndaj kërkuan plot 150,000 dollarë dëmshpërblim, si dhe një urdhër ligjor që e ndalonte këngëtaren të kryente të tilla shkelje në të ardhmen.