Veç detit të mrekullueshëm, Dua Lipa i ka ndërthurur pushimet e saj në Shqipëri edhe me udhëtime në zonat arkeologjike. Ndërkohë këngëtarja e famshme vijon edhe me publikimin e pamjeve nga Shqipëria.
Së fundmi, ajo ka postuar foto nga vizita e saj në qytetin antik të Butrintit. Postimet e saj kanë tërhequr një vëmendje të madhe të ndjekësve të saj, ku i fundit ka marrë gati mbi 1 milion 800 mijë pëlqime brenda pak orësh.
Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.