Kulturë Dua Lipa, pjesë e filmit “Barbie”

Dua Lipa, pjesë e filmit “Barbie”

Sapo ka dalë trajleri i filmit “Barbie” dhe menjëherë ka bërë xhiron e rrjetit. Në filmin me regji të Greta Gerwig, me protagonistë Margot Robbie dhe Ryan Gosling, do të luajë edhe Dua Lipa.

Këngëtarja do të shfaqet si një Barbie sirenë me flokë blu. “Kjo Barbie është një sirenë,” shkroi Dua në Instagram.

Që kur kukulla Barbie debutoi në vitin 1959, personazhi ikonë ka pasur më shumë se 200 karriera, duke filluar nga doktoresha e deri te astronautja. Fushatat e fundit promovuese e kanë shndërruar kukullën në shumë forma. Sot, ka një Barbie për të gjithë.

Në film, përpos Duas, do të ketë edhe emra të tjerë që do të luajnë një Barbie specifike, për shembull aktorja Hari Nef si Barbie doktoreshë; ylli i “Insecure” Issa Rae si Barbie doktoreshë; Ritu Arya si Barbie gazetare etj. Sipas Rolling Stones, Dua Lipa ka regjistruar edhe disa këngë për kolonën zanore të filmit.

Filmi do të shfaqet më 21 korrik.