Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka folur për miqësinë e saj me një nga idhujt e saj të hershëm të adoleshencës, artisten amerikane Katy Perry.
Dua Lipa zbuloi në një intervistë për Rolling Stone, se ajo dikur pati mundësinë të kërcente në skenë me këngëtaren e hitit “Teenage Dream” kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe.
Por ajo pati një ëndërr edhe më të madhe që u bë realitet vite më vonë, kur u bë mike me superyllin e pop-it, që u shndërrua në anëtare të panelit të jurisë së “American Idol”.
“Unë e dua Katy-n dhe jam mike me të. Mendoj se ajo është e mahnitshme”, u shpreh Dua.
Ajo shtoi se ishte një nder kur Katy mori pjesë në koncertin e saj në Hollywood Palladium në vitin 2018.
Por një koncert i mëparshëm i Katy-t në Londër la një gjurmë edhe më të madhe tek ylli i hitit “Levitating”.
“Ky ishte një moment i paharrueshëm për mua kur ajo erdhi për të parë koncertin tim në Palladium, sepse kur isha 15 vjeç, shkova ta shoh atë në Hammersmith Apollo në Londër”, tha Dua.
Atë kohë, Dua pati mundësinë e saj për t’u afruar me këngëtaren e “California Gurls” gjatë një segmenti të shfaqjes.
Ndërsa performonte këngën, Katy ftonte anëtarët e publikut të kërcenin me të në skenë për t’iu përshtatur melodisë ngazëllyese dhe Dua pati fat në atë koncert.
“Ishte turneu i saj dhe ajo po sillte fansat në skenë dhe unë u hodha në skenë dhe vallëzova me të”, tha ajo.
Madje momenti u përjetësua në një foto që fansat e kanë shpërndarë në rrjetet sociale në vitet në vijim.
“Ekziston kjo foto e turpshme e imja në internet, por unë e dua atë”, tha Dua.
Që atëherë, ajo dhe Katy janë bërë mikesha të vërteta. Vitin e kaluar, Perry foli edhe për admirimin e saj për Duan në një intervistë për Rolling Stone.
“Më kujtohet se kam përkrahur edhe Dua-n, sepse kam thënë: ‘Oh, kjo vajzë do të jetë ylli tjetër i madh i pop-it’”, pati thënë Katy.
Katy bëri shaka se si duhej të largohej herët nga puna për koncertin, por asnjë nga kolegët e saj nuk e njihte muzikën e Duas në atë kohë.
“Ishte sezoni i parë kur bëja ‘American Idol’. Isha sikur, ‘Unë me të vërtetë duhet të largohem nga këtu në orën shtatë, sepse do të shoh këtë artiste të re Dua Lipa duke luajtur në Palladium’”, kujtoi ajo.
“Dhe bashkëgjyqtari im Luke Bryan tha: ‘Kush është ajo?’. Unë thashë: ‘Mos u shqetëso, do ta dish emrin e saj’”, shtoi ajo.