Dua Lipa është ‘tronditur’ nga një grup fansash pasi mbërriti në Meksikë gjatë fundjavës. Këngëtarja me origjinë shqiptare u filmua e rrethuar nga një grumbull fansash të ngazëllyer pak pasi zbarkoi në Mexico City, ndërsa situata mori një kthesë të frikshme pasi disa prej tyre iu afruan duke shkaktuar një frikë të sigurisë.
Në videon e publikuar në rrjet, Dua shihet duke nxituar drejt makinës mes turmës së fansave, ndërsa truprojat dhe një mik i saj i hapin rrugën.
Disa fansa i afrohen me shpejtësi dhe i kapin krahun duke detyruar sigurinë t’i largojë.
“Lajmi se ajo ishte në zonë u përhap dhe padyshim që njerëzit ishin të paduruar për të parë Duan. Por gjërat morën një rrjedhë tjetër pasi dy fansa u sulën drejt saj. Ata vrapuan tek ajo dhe dukej e frikshme. Dua dukej me të vërtetë që ndodhej në siklet. Fatmirësisht siguria ishte atje për të larguar njerëzit sepse kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur”, tha një burim për “The Sun”.
25-vjeçarja nuk ka bërë asnjë reagim për incidentin e tmerrshëm, por duket se po shijon kohën e saj në Meksikë.
Këngëtarja ndodhet në Meksikë për fushatën e parfumit ‘Libre’, bashkëpunim me YSL.
Odio ps a la que llegó y se le aventó a Dua Lipa ya no va a querer regresar a Mexico ptm 😭 pic.twitter.com/RAPoVG7WgI
— JE (@McrJorge) March 21, 2021