Fedil Alpatov, ukrainasi i arrestuar së bashku me dy rusë për spiunazh ka kërkuar lirimin nga burgu.
Në ankimimin e tij, Aplatov ka deklaruar se kërkon të shkojë në shkollë, pasi rrezikon të humbasë vitin. Ai kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve.
Alpatov thotë në ankimim se nuk ka qenë prezent në momentin kur dy rojet ushtarake të Uzinës Çekin, janë sulmuar me sprajt në sy.
“…nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur është hedhur sprajt neoparalizues dhe së dyti nuk ka asnjë lidhje me asnjë agjenci spiunazhi, qëllimi i vërtetë i ardhjes në Shqipëri ka qenë për hobi për të shkuar në vendet ish-komuniste dhe fotografimi i bunkerëve apo reparteve të braktisura, duke i nxjerrë më pas në rrjetet sociale, Instagram. Në Shqipëri ndodhej për pushime ku lekët e sekuestruara prej 6000$ ia kishte dhënë mamaja e tij, Ilona për pushime të cilat janë sekuestruar”, thuhet në kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ukrainasi dhe dy shtetasit rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari u arrestuan mbrëmjen e së shtunës më 20 gusht pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Teksa tentuan të futeshin në uzinë, ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.
Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.