Kryesore “Dua votën tuaj nga Amerika”, Rama nga Nju Jorku: Arsyeja pse kërkoj...

“Dua votën tuaj nga Amerika”, Rama nga Nju Jorku: Arsyeja pse kërkoj mandatin e katërt

Ta ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve të Amerikës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme, në takimin që zhvilloi me diasporën në Gotham Hall të Nju Jorkut.

Teksa e cilësoi votën e emigrantëve një premtim të mbajtur të qeverisë së tij, Rama u shpreh se e kërkon mandatin e katërt me synimin e vetëm për të ngritur flamurin e Shqipërisë në Bruksel si anëtare e BE.

“Kjo është një ditë e posaçme që ndodhem këtu jo vetëm thjesht si bashkatdhetar apo qytetar me të drejtë vote në Shqipëri, por edhe si votues për herë të parë nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjatë bashkë me kolegët e PS dhe të ndjehem i sëkëlldisur gjatë këtyre viteve kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur. Tashmë ky është një premtim i mbajtur për t’ju thënë se dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për ta ngritur flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel krah flamujve të familjes evropiane që i kemi përkitur historikisht. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë”, tha Rama.