Autoritetet e Dubait kanë lënë të lirë ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj, i cili kishte një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dy vrasjet e ndodhura në vitin 2005 ku u ekzekutuan Klodjan Saliu dhe Vajdin Lame.
Mësohet se Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gjykata Emirateve të Bashkuara Arabe me argumentin se materialet nga Shqipëria kanë mbërritur me vonesë. Ndërkohë SPAK ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim dhe as Policia e Shtetit.
Dervishaj u kap me 10 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ishte në arrati pas operacioni “Asgjë nuk harrohet”. Po ashtu në lidhje me këtë operacion akoma nuk është bërë i mundur arrestimi i Lul Berishës kreu i bandës së Durrësit.