Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi për mediat pas firmosjes së marrëveshjeve me qeverinë shqiptare se dy vendet i kanë nisur tashmë negociatat dhe po ecin me ritme të shpejta drejt rrugës europiane.
“Është mirë të kemi miq si Shqipëria”, u shpreh Kovaçevski i cili tha se vendi ynë është gjendur pranë në kohë të vështira.
“Është e qartë se mund të bëjmë shumë më tepër së bashku dhe prandaj këtë mbështetje unë do ta mbaj mend dhe do ta çmoj përgjithmonë,” – shtoi ai.
Sipas tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembulli që tregon se si ndërtohen fqinjësitë e mira.
Me marrëveshjet e sotme, Kovaçevski deklaroi se janë në rrugën europiane dhe konfirmuan se punojnë sistematikisht për të arritur qëllimet.