Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka ka rrëfyer në emisionin “Xing” me Ermalin një situatë të sikletshme me shoferin e tij.
Ai ka thënë se kur ishte ministër, shoferin e kishte shok të ngushtë dhe moshatar.
“Njëherë ftova një zyrtar të Bankës Botërore për një darkë private.
Dhe meqë ishte private i thashë edhe shoferit të vinte të hante me ne që të mos rrinte jashtë.
Ai rrinte si zotni dhe më thotë, a ta pi një gotë?!”, tregon Duka.
“Po i thashë, por e piu një shishe verë dhe pastaj i hidhte lekë këngëtares”, vijon Duka.
Ai zbulon se këngëtarja ishte Liljana Kondakçi, por kur i kërkoi të ndalonte, shoferi iu përgjigj:
“Ça ke ti re, pse lekët e tua janë?!”.
Duka tha më pas se ai i fliste shqip zyrtarit të BB-së, i cili ishte japonez duke i thënë:
“Pije me fund, o kinez!”.