Në 29-vjetorin e krijimit të Omonia-s, kreu i PBDNJ Vangjel Dule është shprehur se ende nuk është zbardhur vrasja e Kostandin Kacias.
Dule gjatë fjalës së tij ka theksuar se Greqia është mbështetëse e aspiratës së Shqipërisë për në BE me kusht respektimin e të drejtave të minoritetit. Kreu i PBDNJ ka nënvizuar po ashtu se situata aktuale është kaotike dhe se sistemi politik ka rënë.
“Greqia është mbështetëse e aspiratës së Shqipërisë për në BE me kusht respektimin e të drejtave të minoritetit. Jetojmë në një vend ku situata aktuale është kaotike. Sistemi politik ka rënë, qeverisje autokratike që reflektohet edhe në zbardhjen e disa ngjarjeve të ndodhura në minoritet.
Akoma më dhe sot nuk është sqaruar ngjarja e Kacifas. Dhunimi i memorialit të Thimio Lolit sot asnjë përgjegjës.
Shqipëria vendi që nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje të lira kërkon të hyjë në BE. Akoma më e vështirë bëhet situata e minoritetit sot. Kjo duhet të na bëjë më të përgjegjshëm. Detyrë kryesore e Omonias në vazhdim është zgjidhja e çështjes së pronave.
U pretendua në krijimin e Omonias se ishte krijesë e PS dhe Ramiz Alisë, sikundër PD u paraqit si shpëtimtare e minoritetit. Në të vërtetë Omonia është krijesë e minoritetit dhe është ky minoritet që e mban gjallë”, është shprehur Dule.
29-vjetori i krijimit të Omonia-s u mbajt në sallën e kulturës në fshatin Derviçian me pjesëmarrje e themeluesve të kësaj organizate si dhe faktorit politik vendas si dhe përfaqësues të qeverisë greke mes të cilëve zv.ministri i Jashtëm grek Konstantinos Vlasis, deputeti i Demokracisë së Re, Dimitris Jojas si dhe deputeti i Syriza-s Aleksis Katsis.
Njëkohësisht ka qene prezente edhe ambasadorja greke në Tiranë, Sofia Filipidhu, konsulli grek i Gjirokastrës Lambros Kakisis.