Aktualitet Dumani: SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar asete prej 150 mln eurosh

Dumani: SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar asete prej 150 mln eurosh

Altin Dumani thotë se sfida themelore mbetet ruajtja e besimit të qytetarëve tek drejtësia. Në Komisionin e Monitorimit të AP-së së Këshillit të Europës, Altin Dumani është shprehur se Prokuroria që ai drejton ka ushtruar ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të lartë publikë.

Altin Dumani: Sfida themelore për ruajtjen e besimit të qytetarëve tek drejtësia. SPAK në vijën e parë të kësaj lufte për të ndjekur një qasje për rezultatet konkrete. Sa i takon luftës kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, SPAK ka ushtruar ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të ndryshëm dhe anëtarëve të Parlamentit, gjyqtarë, prokurorë, avokatë. Kemi ushtruar ndjekjen penale për kryetarë apo ish-kryetarë bashkie që janë përgjegjës në nivelin lokal për veprimtarinë e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Dumani ka theksuar se në fokus të SPAK është sekuestrimi dhe konfiskimi i produkteve të veprës penale teksa ka folur me shifra për punën e Prokurorisë së Posaçme në këtë drejtim.

Altin Dumani: SPAK ka në fokus dhe luftën kundër krimit të organizuar. Në fokus të SPAK është identifikimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i produkteve të veprës penale. Nga data e krijimit të SPAK, deri në ditën që po flasim, kemi sekuestruar dhe konfiskuar një total asetesh prej 150 milionë eurosh. SPAK ka rritur hetimin proaktiv duke regjistruar procedime penale ku ka marrë informacion për vepra të ndryshme penale, kemi qenë proaktivë duke regjistruar vetë procedime penale për të vënë para përgjegjësisë këdo që shkel ligjin.