Plot 15 persona kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Durrësit, të asfiksuar nga tymi i një zjarri të rënë mbrëmjen vonë të së dielës në qytetin bregdetar.
Zjarri ra në një apartament në katin e 7 të një godine banimi në lagjen nr. 1 të Durrësit, rreth orës 22:50, e dyshohet paraprakisht nga një shkëndijë elektrike në një dyshek elektrik.
Në banesën e shtetasit V.L. shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësit, por gjatë përpjekjeve për të evakuuar banorët, mbetën të asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës policie dhe një zjarrfikës.
Ata u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore, e më pas dolën prej andej pa probleme për jetën.