Zbardhet dëshmia e vajzës së përdhunuar në Durrës.
Pasditen e së enjtes shtetasja E.C., 18 vjeçe, kishte dalë e vetme nga shtëpia për të shkuar për vizitë tek të afërmit në Manzë.
Kur ka mbërritur tek vendi ku rrinë furgonat, ajo është takuar me 28-vjeçarin V.B., që jetonte në Sukth i Ri dhe i ka thënë nëse do të bënte rrugë për në Manzë.
I riu i ka thënë që të hipte sepse do të niseshin. Kur vajza u fut brenda, furgoni u nis pa pritur asnjë pasagjer tjetër.
Gjithçka ka vijuar normalisht, deri në momentin kur përdhunuesi nuk po merrte drejtimin për në Manzë, por po shkonte nga Gjiri i Lalëzit.
E reja është tmerruar por nuk ka mundur që të shpëtojë. Kur kanë mbërritur në destinacion, V.B., e ka zbritur nga furgoni me forcë dhe e ka çuar në një zonë ku nuk kishte njerëz për ta përdhunuar.
Më pas ai e hipën vajzën sërish në makinë dhe e çon për në Manzë.
Fillimisht e reja nuk ka dashur që ta denoncojë rastin në polici, por dy ditë më vonë ajo është shfaqur në Komisariat për të bërë denoncimin.
E tmerruar ajo ka treguar me detaje gjithçka që ka ndodhur.
Pas marrjes së kallëzimit, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shoferit.